Pavarësisht pro testës madhështore të shoqërisë civile, kryeministri Edi Rama nuk tërhiqet pasi ka deklaruar se taksat e naftës nuk do të hiqen kurrë.
Gjatë një lidhje të drejtpërdrejtë, Rama bën me dije se edhe sikur pro testuesit të djegin gomat e makinave luksoze “X5”, qeveria nuk do të heqë taksat e naftës sepse sipas tij me ato të ardhura do të paguhen kostot shtesë për të blerë energjinë elektrike.
“Ta dini mirë. Taksat e naftës nuk do të hiqe kurrë dhe këtë nuk ne zhbën dot askush edhe sikur të di gjni gomat e makinave “X5” , as çmimi i energjisë nuk do të rritet. Taksat e naftës nuk do të hiqen kurrë sepse me ato lekë do të paguajmë energjinë elektrike që është rritur. Janë 650 milionë euro që duhet të paguajmë deri në fund të vitit për energjinë elektrike”, u shpreh Rama.