Loading...

Sot sërish pr otestë në Shqipëri kundër rritjes së çmimeve: ‘Boll na vo dhët’

Edhe pse qeveria doli me masa konkrete, nuk ndalen pr otestat në Tiranë e qytete të vendit.

Qytetarët kanë njoftuar se do ngrihen edhe sot në shenjë kundërshtie për rritjen e çmimeve. Tubimi do të nisë në orën 11:00 në sheshin ‘Skëndërbej’ e më pas do të marshojnë drejt Kryeministrisë. Ashtu si ditën e kaluar, lajtmotivi i pro testës është ‘boll na vo dhët!”

Prej të mërkurës qytetarët kanë dalë në pro testa nga Veriu në Jug, për rritjen e çmimit të karburantit, por edhe rritjes së çmimit të të gjitha produkteve ushqimore dhe taksave.

Kryeministri Rama pati një reagim pas ditës së parë të pro testës dhe njoftoi ngritjen e Bordit të Administrimit të karburantit, çka pasoi me uljen e ndjeshme të çmimit të karburantit, i cili ishte ngritur prej disa ditësh me lëvizje të ndryshme, me raste dhe dy herë brenda ditës. Rama tha se ata që pro testojnë nuk janë popull, por po e njëjta pakicë e zhu rmshme në kërkim të rrëmujës!

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com