Loading...

Sh err në Komisionin e Ligjeve, Dash Sula hedh ak uzat e rënda ndaj ministres Ibrahimaj, ndërhyn deputetja e PS-së

D ebate të ashpra janë zhvilluar sot në Komisionin e Ligjeve teksa ishte e pranishme ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj, për ndryshimet në buxhetin e 2022, që do të reflektojnë paketën sociale të miratuar nga qeveria për stabilizimin e rritjes së çmimeve.

Deputeti i opozitës Dashamir Sula aludoi se ministrja fle në vilën e një oliogarku, ndërkohë që kryetarja e Komisionit Klotilda Bushka, kërkoi që të ruhej etika në komunikim.

Unë nuk fle në shtëpitë e oligarkëve, unë e di më mirë sa është çmimi i ushqimeve, sepse unë fle te shtëpia ime. Nuk po fyej asnjë njeri, ministrja më tha a i di unë çmimet, i them që di edhe ministra që flenë në shtëpitë e oligarkëve. Ma thuaj pra sa është çmimi i vajit, meqë unë nuk e di”, tha mes të tjerave Sula

“Ju lutem lërini këto sha ntazhe”, ndërhyri Bushka, ndërkohë që ministrja pa mikrofon i tha deputetit, se vetë ai nuk ishte në dijeni të çmimeve në treg.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com