Ligjvënësit amerikanë kanë pranuar informacione të klasifikuara rreth situatës në Ukrainë nga zyrtarë të lartë të mbrojtjes dhe ata të inteligjencës.
Është raportuar se në mesin e të dhënave ka pasur afate kohore të mundshme për rënien e Kievit dhe qyteteve tjera ukrainase.
“Më e keqja ende nuk është parë usht arakisht”, ka thënë senatori republikan, Lindsey Graham, pasi ka dalë nga takimi.
Një ligj vënës ka thënë për rrjetin amerikan, CNN – në kushte anonimiteti – se afatet kohore që janë prezantuar kanë qenë “al armuese”.
Senatori demokrat, Chris Murphy, ka thënë në Twitter se “lu fta për Kievin do të jetë e gjatë dhe e përgja kshme”.
Murphy ka thënë se kombet e Perëndimit jo vetëm që do të ngrijnë, por edhe do të konfiskojnë asetet e presidentit rus, Vladimir Putin dhe oligarkëve më të mëdhenj, çka sipas tij mund të jetë një hap më tutje se që ka parashikuar Putin.
Sulmi i Moskës ndaj Ukrainës ka nisur në orët e para të 24 shkurtit.
Raketat janë nisur në aeroporte dhe infrastrukturë usht arake në rreth 25 qytete.
Presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar “operacion special” për të çmilitarizuar Ukrainën.
Veprimi i Kremlinit ka nxitur ze mërim dhe është dë nuar në gjithë botën.
Shtetet e Bashkuara dhe aleatët janë përgjigjur me sanksione të ash pra kundër Moskës./REL