Loading...

Sali Berisha zbulon planet e radhës

Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në një emision televiziv është shprehur i vendosur se do të rikthehet në selinë e PD-së por pa përcaktuar kohën se kur do të ndodhë.

Berisha nënvizoi se Basha nuk mund ta mbajë “peng” selinë e PD-së ndërsa shtoi se pas këtyre zgjedhjeve të gjithë demokratët do të reflektojnë.

Pas zgjedhjeve a do të rikthehesh sërish në selinë e PD-së? “Selia është e PD-së dhe logoja është e PD-së, ato mbahen të pushtuara por ne do të marrim vendime në kohë të duhur. S’mund të heq dorë nga selia e PD-së nuk mund të mbahet peng ajo godinë”, tha fillimisht Berisha.

A do të ketë një tjetër “8 janar” në selinë e PD-së? “Nuk do të mbaj më të pu shtuar, por jam i bindur që mesazhi i 6 marsit do të interpretohet mirë nga çdo demokrat kam shumë bindje për këtë”, përfundoi Berisha.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com