Loading...

Sali Berisha lajmin e h idhur

Ish-kryeministri dhe kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka lajmëruar përmes një postimi në rrjetet sociale nda rjen nga jeta të Bexhet Shehut, njërit nga themeluesit e Partisë Demokratike të Dibrës.
“Te dashur miq, Bexhet Shehu njeri nga themeluesit e Partise Demokratike te Dibres dhe qeveritar vendor i saj ish futbollisti i talentuar i Korabit dhe Dinamos trajnieri i shquar e Korabit, prindi dhe qytetari shembullor nderi i Qytetit te Peshkopise dhe Mjeshtri i Sportit mbylli syte pergjithmone!

Duke shprehur nderimin dhe mirenjohjen me te thelle per kujtimin dhe vepren e tij ju percjelll ng ushellimet e mia me te ndjera familjes se tij te nderuar, miqve e te afermve dhe mbare komunitetit dibran per kete hu mbje te dhi mbshme dhe lutem qe shpirti i mire i te ndj erit Bexhet Shehu te gjeje paqen e merituar.

Amin! sbNuk munguar as mesazhet pre këse nga figura të tjera të Partisë Demokratike në qarkun e Dibrës dhe jo vetëm. Po ashtu ngu shëllime ka pasur edhe nga klubet ku ai spikati si lojtar e më pas si trajner.

Ndërkohë që PD ka hu mbur një nga figurat që kontribuar shumë për këtë parti, ish-kryetari tashmë i larguar, Lulzim Basha, ka filluar nga puna për të krijuar një parti të re.

Ndërkohë, burime për mediat bëjnë me dije se ai ka marrë një tjetër zyrë jashtë selisë së Partisë Demokratike.

Zyra e re është pranë qendrës “Torre Drin”, në afërsi të selisë së PD-së, ku Basha do të zhvillojë mbledhjet e ardhshme me të besuarit e tij.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com