Moti i keq që ka përfshirë vendin ka bërë që në Vlorë të rrë zohet një shtyllë e tensionit të lartë këtë të enjte, shtylla e tensionit të lartë që është rrë zuar furnizonte me energji elektrike Pashalimanin dhe antenat e një kompanie celulare.
Pritet që të bëhet ndërhyrja nga ana e OSHEE-së Fier. Për shkak të motit të keq, në bregdetin e Vlorës ka pasur erë të fortë në orët e fundit. Moti i keq ka përshkallëzuar në qytetin e Vlorës duke shkaktuar dë me materiale, rrë zim pemësh dhe shtyllash tensioni.
Era e fortë ka pasur intensitetin më të lartë rreth orës 13:00 duke shkaktuar mjaftë dë me.Në pyllin e sodës janë rrë zuar disa pemë duke bllokuar aksin kryesor rrugor dhe duke ndaluar qarkullimin për rreth 60 minuta. Ndërsa në fshatra të njësisë administrative janë rrë zuar shtylla të te nsionit të lartë duke bërë që fshatra si Radhima, Tragjasi, Dukati, Zvërneci etj., të mbesin pa energji.
Gjithashtu lundrimi vijon të jetë i pezulluar në Vlorë Bashkia e Vlorës dhe institucionet bëjnë thirrje për qëndrim në shtëpi dhe kujdes të veçantë në qarkullim rrugor. Autoritetet kanë raportuar sërish edhe për një z jarr të qëllimshëm sot në fushën e grumbullimit të mbetjeve.
Stuhi te forta do të intensifikohen në vazhdim ,për këtë arsye do t’ju luteshim të shmangni lëvizjet e panevojshme me automjete në akset prob lematike si dhe parkimin e automjeteve në to.
Paralajmërimet e meteorologëve për fortuna kërkojnë të jemi të kujdesshëm! Për çdo nevojë urgjente kontaktoni me Shërbimet Publike të Bashkisë dhe Ujësjellës Kanalizime, ose në faqen tonë zyrtare në Facebook”.