Loading...

Reagon për herë të parë sportistja e njohur

“Drejtimet e shumë organizatave ndërkombëtare sportive prej kohësh dhe me pretekste të ndryshme merren me çështje krejtësisht josportive. “Kujdesi” i tyre për botën është po aq hipokrit sa lu fta për sportin e pastër”, tha Alina Kabayeva, e cila reagoi kundër sanksioneve ndaj Rusisë.
Rusja Alina Kabayeva (38) ishte dikur një nga gjimnastet më të mira ruse. Ajo fitoi medaljen e artë olimpike në Athinë në vitin 2004 dhe gjithashtu ka fituar nëntë tituj botërorë në gjimnastikë ritmike.

Sidoqoftë, ajo nuk është e njohur në Rusi vetëm për shkak të karrierës së saj sportive, por vazhdimisht në media është raportuar se ajo ishte në li dhje me presidentin rus Vladimir Putin. Ajo dy shohet se lindi binjakë, siç shkruanin mediat ruse, por duke qenë se jeta e Putinit ishte e mbuluar me fshehtësi, kjo gjë nuk u konfirmua kurrë për publikun dhe mbetën vetëm thashetheme.

Gjithsesi ishte e ndaluar të shkruhej për dashurinë e tyre, si edhe për pjesën më të madhe për jetën e Putinit. Në vitin 2008, u raportua se presidenti rus ishte divorcuar nga gruaja e tij Lyudmila dhe se ai ishte fejuar me Kabayeva, e cila thuhej se ishte shtatzënë.

Ajo u shfaq në publik pas një kohe të gjatë. Jo për të dë nuar pu shtimin e Rusisë në Ukrainë, por ajo u be zdis nga sanksionet kundër sporteve ruse. Përkatësisht, FIFA dhe UEFA pezulluan klubet ruse dhe kombëtaret ruse, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar propozoi ndalimin e të gjithë sportistëve rusë dhe bjellorusë, , transmeton Reporteri.
“Besoj se nuk ka pasur faqe më të turpshme në historinë e sportit botëror. Drejtimet e shumë organizatave ndërkombëtare sportive prej kohësh dhe me pretekste të ndryshme merren me çështje krejtësisht josportive. Tani nuk fshihet më. “Kujdesi” i tyre për botën është po aq hipokrit sa lu fta për sportin e pastër”, tha ajo.

Kabayeva ishte anëtare e partisë Rusia e Bashkuar e Putinit. Ajo u zh duk nga skena politike, por nuk qëndroi duarkryq. Sot ajo është drejtuese e Grupit Kombëtar të Medias.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com