Këngëtari i njohur, Sabri Fejzullahu ka reaguar për lajmin e hi dhur që ka qarkulluar në media ku thuhet se ka ndërruar jetë.
Fejzullahu thotë se është shëndoshë e mirë dhe se po vazhdon punën pa u ndalur.
“Përshëndetje, të gjithëve juve që e dëgjoni këngën time kudo që jeni shqiptarë të nderuar që ju dua fort, ju çmoj dhe ju respektoj. Është hera e katërt që brenda tre muajve po shkruhet në portale se kam vd ekur.
Unë jam gjallë e shëndoshë e mirë punoj kurrë pa u ndal hiç, ju dua me gjithë zemër dhe vetëm ai i madhi vendos se kur do të vd es unë. Faleminderit shumë. Ju dua me shpirt, ju përshëndes”, u shpreh ai.
Pavarësisht se është 74 vjec, Sabri Fejzullahu vijon të jetë në formë.