Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj pro testave që po zhvillohen ditët e fundit në venin tonë kundër rritjes së çmimeve si pasojë e lu ftës në Ukrainë.
Rama i konsideroi këto pro testa një turp dhe teksa sqaroi paketën sociale tha se gjysmë milioni njerëz do marrin për 3 muajt e ardhshëm 30 mijë lekëshin.
“Gjëja që kemi quajtur më të rëndësishme, më jetike për të mbajtur kohezionin social për të mos lejuar që kategoritë më të prekshme, të go diten është furnizimi me energji. Është mbajtja e një situate normale në furnizimin me energji në anormalitet.
Nuk ka ndodhur. Që 1 kW/h të paguhet 9.5 lekë dhe të blihet 61 lekë. Prandaj në paketën e djeshme kemi futur dhe 200 mln dollarë të reja që nuk janë për shpenzime të tjera, por vetëm për të paguar pjesën më të madhe të faturës për 726 mijë familje dhe për 95 mijë biznese të vogël. Këtu jemi në një biznes të madh dhe ka më shumë kosto të energjisë, por edhe aty nuk kemi lejuar të shkojë në koston reale sepse do ishte falimentim komplet i biznesit.
Më vjen shumë mirë që kemi mundësi sot që t’i përgjigjemi pjesës së kësaj shoqërie, e cila meriton të mbrohet e para. Kemi vazhduar përsëri mbrëmjen e djeshme, kemi shtuar disa kalkulime të tjera dhe do të kalojmë gjysmë milioni njerëz që do të përfitojnë nga mbështetja.
Gjysmë milioni njerëz që do të marrin për 3 muajt e ardhshëm 30 mijë lekëshin që kompenson rritjen e çmimeve.
Rritja e çmimeve është e përllogaritur në bazë të çmimeve të mëparshme dhe në bazë të konsumit dhe përllogaritja e INSTAT për këtë rritje është 7% që i bie në një mesatare 25 mijë lekë të vjetra i shtohet një familje për çmimet e shportës.
Për familje që nuk janë të ardhura të larta dhe prandaj ne do shtojmë 30 mijë lekë direkt në dorë që pavarësisht rritjes së çmimeve familjet të blejnë ushqimet e shportës, të mos iu mungojë asnjë lekë për të blerë ushqimet e shportës”, tha Rama.