Kryeministri, Edi Rama ka dalë në një deklaratë live nëpërmjet rrjetit të tij social “facebook”, ku ka folur mbi pro testat që kanë vazhduar edhe ditën e sotme kundër rritjes së çmimeve.
Rama citoi një prej protestuesve, duke nënkuptuar se fjalia e thënë prej tij nënkuptonte se kjo ishte një pro testë e nxitur politikisht. Ndërsa këmbënguli në idenë se për sa kohë ai të jetë në postin e kryeministrit, taksat e karburantit nuk do uleshin dhe nuk do hiqeshin edhe nëse prot esta të ishte 300 fish më e madhe.
Rama: Nuk ka dalë askush të pr otestojë kundër qeverisë së vetë. Sepse çdo qeveri mund të ketë njëmijë e një arsye por nuk është për të pro testuar ndaj nesh për pasojat që ka sjellë një lu ftë që nuk e ka nisur kjo qeveri dhe nuk e ndal dot kjo qeveri.
Dikush nga frymëzuesit e kësaj prot este thotë dicka që i thotë të gjithë: Nuk duhet ta lëmë të na shpëtojë se po na shpëtoi edhe kësaj here nuk e kapim dot. Kush të shpëtojë? Qeveria? Po çfarë lidhje kemi ne me rritjen e çmimit të produkteve në të gjithë botën. Po flasim për një fjali të thënë që në fillim të këtyre protestave. Mua nuk më shqetëson pro testa, sinqerisht. Edhe 10-fish edhe 300-fish të ishte, taksat mbi karburantet sa të jem unë këtu nuk hiqen, nuk lëvizin. Mua më ala rmon diçka tjetër.