Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu është shfaqur në publik, pas disa ditësh spe kulimi mbi shëndetin e tij. Shoigu mbajti një takim zyrtar të shtunën, raportoi media shtetërore, ndërsa prej kohësh diskutohej për gjendjen dhe vendndodhjen e tij gjatë pu shtimit të Ukrainës.
Agjencia shtetërore e lajmeve Tass tha se Shoigu u takua me Ministrin e Financave të vendit për të diskutuar ruajtjen e furnizimit me armë të ava ncuara për ko nfliktin, shkruan CNN.
Përveç kësaj, Shoigu foli për ndryshime l igjore që do të garantonin mbështetjen e qeverisë për trupat ruse që kanë lu ftuar në Ukrainë, raportoi TASS. “Sipas këtyre ndry shimeve, pjesëmarrësit e operacionit të posaçëm ush tarak në Ukrainë fitojnë statusin e veteranëve të lu ftës”, tha ai.
Sipas një raporti nga TASS, presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi li gjin të shtunën. Ai ishte miratuar “unanimisht” nga Duma e Shtetit dhe miratuar nga Këshilli i Federatës të mërkurën.
Ndërkohë, spekulimet janë shtuar mbi vendndodhjen e Shoigut ditët e fundit, pasi ministri i Mbrojtjes ka mbajtur një profil të ulët në javët e fundit, pavarësisht se ka një rol udhëheqës në pu shtimin rus të Ukrainës.
Të enjten, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov nuk pranoi të komentojë mbi raportet e mediave dhe spekulimet se Shoigu kishte pasur pro bleme shëndetësore.
“Ministri i mbrojtjes ka shumë gjëra në tryezën e tij për momentin”, tha ai kur CNN pyeti për mungesën e raportuar të Shoigut. “Operacioni special ush tarak po vazhdon. Natyrisht, tani nuk është saktësisht koha për aktivitet mediatik, kjo është mjaft e kuptueshme.”