Loading...

‘Ne nuk kërkojmë të ikësh, por të falenderojmë për ngritjen e Shqipërisë që jemi të sigurt që të tjerët nuk do e bënin dot’/ Studentja nisi fjalën drejtuar kryeministrit, protestuesit e largojnë

Një episod i pazakontë është shënuar në pro testën e sotme që po mbahet para kryeministrisë ku një vajzë e re ka marrë mikrofonin dhe është ngjitur para protestuesve dhe ka thurur lavde për kryeministrin Edi Rama të cilin ndër të tjera e ka quajtur të paarritshëm.
E reja ka theksuar se nuk kërkonte që Rama të ikte por të shihte gjërat në sytë e një artisti.

Pro testuesja: Mirëmbrëma të gjithëve, gëzuar ditën e verës dhe shpresoj të jeni të lumtur. Dua ti bëj një kërkesë kryeministrit.

Ne nuk kërkojmë të ikësh, por të falenderojmë për ngritjen e Shqipërisë që jemi të sigurt që të tjerët nuk do e bënin. Je i pa ndalshëm dhe i paprekshëm, por situatën duhet ta shohësh në syrin e një artisti që je”.

Kjo gjë ka mjaftuar për të aca ruar të gjithë pro testuesit të cilët e kanë ulur poshtë të renë gjatë fjalës së saj duke e konsideruar si person me bindje partiake që po i shprehte në pro testë.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com