Dhjetëra banorë të fshatit Pojan të Maliqit po prot estojnë para zyrave te OSHEE-së. Shkak është bërë mungesa e herëpashershme e energjisë elektrike në pjesën më të madhe të fshatrave të njësisë administrative Pojan.
Sipas banorëve ky pr oblem vjen pasi linjat e tensionit të ulët janë të amortizuara. Vetëm pak ditë më parë rrë zimi i disa shtyllave të tensionit të mesëm dhe të lartë ka lënë për 4 ditë pa energji këto fshatra.
Prej 7 ditësh gjithnjë sipas tyre çdo natë pas orës 18:00 deri në orën 24:00 fshati Pojan me rreth 6000 banore mbeten pa energji elektrike.
Njëri nga banorët tregon se mungesa e energjisë elektrike ka shkaktuar vde kjen e një personi me COVID pasi kjo e fundit ishte e li dhur me aparatin e oksigjenit.
Mungesa e energjisë elektrike në këtë fshat sipas banorëve ka dë mtuar edhe biznesin e kësaj zone. Deri tani mëSohet se nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga zyrat e OSHEE-së.