Loading...

‘Më sillni avionë’/ Zelensky i bën thirrjen urgjente NATO-s: ‘Nëse Ukraina bie, radhën e kanë këto tre shtete’

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka dhënë një konferencë shtypi, ku i bëri thirrje Perëndimit që t’i dërgojë avionë lu ftarakë.

“Nëse nuk keni fuqinë për të mbyllur qiejt, të zbatoni një zonë të ndaluar fluturimi mbi Ukrainë, atëherë më jepni avionë,” tha ai. “Nëse nuk jemi më atëherë, Zoti na ruajt, Letonia, Lituania, Estonia do të jenë të radhës”, shtoi ai, raporton BBC.

Këto vende janë pjesë e aleancës mbrojtëse të NATO-s, që do të thotë se nëse Rusia do të pu shtonte një të tillë, do të ishte në lu ftë me të gjithë anëtarët.

Zelensky i ka bërë thirrje gjithashtu Putinit për bisedime. Sipas tij bisedimet e drejtpërdrejta me Vladimir Putin janë “e vetmja mënyrë për të ndaluar lu ftën”.

“Ne nuk po su lmojmë Rusinë dhe nuk planifikojmë ta su lmojmë atë. Çfarë dëshironi nga ne? Lëreni tokën tonë,” tha ai.

“Uluni me mua. Vetëm jo 30 metra larg si me presidentin francez Emmanuel Macron,” shtoi ai, duke iu referuar bisedimeve në tryezë të gjatë muajin e kaluar. g.v/abcnews.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com