Një lajm i tri shtë ka ardhur për kinematografinë botërore. Është nd arë nga jeta në moshën 94-vjeccare aktori Conrad Janis, i cili është bërë i njohur për të gjithë me rolin e tij në “Mork & Mindy”.
Aktori u dërgua në Qendrën Mjekësore Cedars-Sinai në Los Angeles, Kaliforni, më 28 shkurt dhe v diq në spital, tha menaxheri i tij, Avedon.
Janis ishte i rrethuar nga miqtë në momentin e vde kjes së tij.
“Ai ishte shumë i dashur”, tha Avedon për Fox News Digital. “Ai ishte klienti im për mbi 35 vjet dhe u bë më pas një mik i ngushtë”, shtoi ai. “Ai do të na mungojë”.
Conrad lindi më 11 shkurt 1928. Prindërit e tij, Sidney dhe Harriet Janis, ishin koleksionistë të famshëm të artit që banonin në Manhattan.
I nd jeri e filloi karrierën e tij të aktrimit që në moshë të vogël dhe u shfaq në “Junior Miss” në moshën 13-vjeçare.
Karriera e aktorit mori hov në vitet 1960. Ishte pjesë e shfaqjeve të tilla si “The Untouchables”, “Stoney Burke”, “Get Smart” dhe “My Favorite Martian”.
Në vitet 1970, Janis u shfaq në “Baretta”, “Happy Days” , “Police Story”, “The Jeffersons” dhe “Laverne & Shirley”.
Roli i tij më i dukshëm erdhi në vitin 1978 kur luajti si Fred McConnell në “Mork & Mindy”