Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka dhënë para pak minutave dorëheqjen nga drejtimi i partisë.
Dilema më e madhe pas dorëheqjes së tij, është se kush do ta drejtojë tani selinë blu.
Sipas nenit 46 të statutit të partisë drejtimin e partisë deri në zgjedhjen e kryetarit te ri e merr njëri nga nënkryetarët.
Duke qenë se në rastin konkret të gjithë nënkryetarët e partive dhanë dorëheqjen, drejtimin e partisë deri në zgjedhjen e kreut të ri e merr Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi