Loading...

Ish-presidenti rus del me deklaratën e fortë!

Ish-presidenti i Rusisë, Dmitry Medvedev deklaroi se kr iza në Ukrainë është më e keqe për Rusisë se ajo gjatë Lu ftës së Ftohtë.
Në një intervistë për agjencinë e lajmeve ruse, politikani që tani është pjesë e këshillit kombëtar të sigurisë, u shpreh se gjatë asaj kohë Rusisë nuk iu vendosën san ksione në industri, bujqësisë e fusha të tjera. Gjithashtu ai shtoi se dhe kundërshtarët e asaj kohe nuk i përshkallëzuan te nsionet dhe retorikën deri në “pikën e vlimit”.

Gjithashtu, Medvedev shprehet se “lu fta ekonomike” e shpallur ndaj Rusisë do të sjellë një shk atërrim total të rendit të ekonomisë botërore.

“Ata po sek uestrojnë asetet e institucioneve financiare, madje edhe të Bankës Qendrore dhe po diskutojnë për sekuestrimin e këtyre aseteve dhe shtetëzimin e tyre. Kjo është një luftë pa rregulla’, tha ish-presidenti rus.

Medvedev shërbeu si president i Rusisë nga viti 2008 deri në vitin 2012. Shumë besojnë se Putini, i cili më pas u bë përsëri president në vitin 2012, ishte lideri de fakto në atë kohë, duke e vënë Medvedevin në pushtet vetëm sepse Kushtetuta nuk ia lejonte një mandat të tretë radhazi.
Medvedev tha gjithashtu për Sputnik se ndërsa askush nuk dëshiron asnjë lu ftë, aq më pak një l uftë bërthamore, por shtoi se ky është një kë rcënim që ekziston gjithmonë.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com