Deputetja Grida Duma u shpreh mbrëmjen e djeshme se nuk e di nëse do të kandidojë për t’u bërë kryetare e Partisë Dmeokratike, në rast se zhvillohen zgjedhje të reja brenda partisë.
Sipas saj, në PD ka pushtet për ta ndarë mes shumë njerëzve, teksa shtoi se tendenca për ta ndarë pushtetin mes 4-5 njerëzve e ka shka tërruar partinë.
“Nuk e di sot, nuk mund ta di sot. Nuk mendoj se është e thjesht të marrësh sot PD-në dhe të ringresh. Unë besoj se në atë parti ka për të ndarë shumë. Tendenca për ta ndarë në 4-5 veta e ka shka tërruar. Ka aty pushtet për shumë. Ne duhet ta ngremë frymën të tipit që kushdo që të fitojë, do të na ketë mbrapa për ta ringritur atë parti”, tha Duma në “Opinion”.