Loading...

Grida Duma, Bashës: ‘I kemi lënë afat deri nesër për të bërë hapa pas sikundër edhe ai kërkoi pak kohë. Nuk ka asnjë rrugë tjetër veçse të tërhiqet’

Grida Duma, është treguar sërish e prerë në qëndrimin e saj ndaj kryetarit Lulzim Basha.

Duke folur për situatën e krijuar në PD pas zgjedhjeve të 6 marsit, Duma ka përsëritur dorëheqjen e Bashës, e madje sipas saj ai ka afat deri nesër, transmeton Noa.al.

Grida Duma u shpreh se PD nuk duhet të zvogëlohet e të dalë forcë e tretë. Ata që i shkaktuan dëm, tha ajo, duhet të dorëhiqen.

‘I kemi lënë afat deri nesër për të bërë hapa pas sikundër edhe ai kërkoi pak kohë. Nuk ka asnjë rrugë tjetër veçse të tërhiqet. Ka një strategji se si mund të shpëtohet PD. Ndërtimi i një ko misioni nga deputetët e Grupit Parlamentar dhe ata të Foltores të cilët duhet ta çojnë PD të bashkuar drejt zgjedhjeve’.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com