Loading...

Futbolli në zi/ Nd ahet nga jeta portieri i njohur

Miguel Van Damme, portieri i skuadrës belge të Cercle Brugge, hu mbi jetën në orët e para të së martës, për shkak të leuçemisë kundër së cilës kishte disa vite që lu ftonte. Portieri vetëm 28 vjeç ka lënë gruan dhe një vajzë.
Hera e parë që ai u diagnostikua me këtë sëmundje ishte në vitin 2016. Që atëherë ai kishte pësuar deri në pesë rikthime. E fundit, tetorin e kaluar 2021, kur mjekët që e trajtuan, gjetën përsëri qeliza kanceroze në gja kun e tij në një analizë kontrolli.

Gruaja e tij, Kyana, e komunikoi vde kjen e tij përmes një shënimi emocionues në Instagram:

“Thesari ynë i dashur, babi u largua për ndeshjen e tij të fundit sonte, një ndeshje që nuk fitohet më. Na le shumë ngadalë, por e bëre përsëri në mënyrën tënde. I fortë si hekuri. Lu ftove si luan. Të jemi shumë mirënjohës. Më bëre të kuptoj kurrë të mos dorëzohem, edhe kur kishte vetëm një fije të vogël mundësie për të fituar. Një përqafim i madh nga dy vajzat e tua. Shihemi më vonë”,– ka shkruar ndër të tjera gruaja e Van Damme.

Gjithashtu edhe klubi i tij, i cili pati gjestin e bukur të rinovimit të kontratës në vitin 2020, ka lëshuar gjithashtu një deklaratë emocionuese:

“Me pi këllim të madh raportojmë se miku dhe shoku ynë i skuadrës Miguel Van Damme ka lu ftuar bet ejën e tij të gjatë dhe të pabarabartë me leuçeminë. Sot është një ditë jashtëzakonisht e vështirë në historinë gati 123-vjeçare të Cercle Brugge. Mendimet tona shkojnë para së gjithash për gruan e tij Kyana, vajzën e tij Camille, prindërit e Miguelit, motrën e tij Françeska por edhe miqtë dhe familjen e tij të shumtë. Përgjithmonë në zemrat tona.”

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com