Drejtori i CIA-s William Burns gjatë një seance dëgjimore në Komisionin e Inteligjencës së Senatit u shpreh i qartë se Putini nuk ka asnjë rrugëdalje të mundshme nga lu fta dhe se ai po përpiqet të blejë kohë me këto ne gociata false.
“Ai është i bu rgosur i gabimeve të tij dhe nënvlerësoi ndikimin e sa nksioneve: flluska e propagandës nuk mund të qëndrojë pafundësisht”, u shpreh ai.
Burns dhe shërbimet e tjera të larta sekrete mbajtën një seancë dëgjimore në Komitetin e Senatit për Inteligjencën. Ishte një shkëmbim shumë i drejtpërdrejtë pyetjesh dhe përgjigjesh, me pak rezerva. Një shenjë se administrata vazhdon strategjinë e saj të transparencës për të vënë Kremlinin në vështirësi.
Burns argumenton se, në këtë pikë, Putini është i bu rgosur i vlerësimeve të tij të gabuara. Udhëheqësi rus ishte i bindur se “ka pajisur sistemin ekonomik në mënyrë që të jetë në gjendje t’i rezistojë san ksioneve perëndimore, por tani po zbulon se nuk është kështu”.