Udhëheqësi i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko ka thënë për mediat shtetërore se forcat e tij nuk do të bashkohen me trupat ruse në pu shtimin e Ukrainës.
Lukashenko, i cili është një aleat i ngushtë i Vladimir Putin, tha se ush tria bjelloruse nuk po merr pjesë në ak sione ush tarake dhe kurrë nuk ka marrë pjesë.
“Ne mund t’ia dë shmojmë këtë kujtdo. Për më tepër, udhëheqja ruse nuk e ngriti kurrë këtë çështje me ne, përfshirjen tonë në ko nfliktin e ar matosur.
Dhe ne nuk kemi ndërmend të marrim pjesë në këtë ope racion special në Ukrainë në të ardhmen. Ka nuk ka nevojë për këtë” tha ai.
Kjo deklaratë vjen pasi u rrit fr ika se Lukashenko po përgatitej të dërgonte një forcë ush tarake për t’u bashkuar në s ulmin në Kiev.
Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit të SHBA-së, Ned Price, tha dje se Rusia është tallur me sovranitetin e Bjellorusisë duke nisur pu shtimin e saj të Ukrainës nga te rritori bjellorus.