Deputeti Ervin Salianji tha mbrëmjen e sotme se Lulzim Bashës iu kërkua dorëheqja pasi në zgjedhjet e 6 marsit dolën të 3-ët mes 3 forcave që garonin.
“Vota e 6 marsit ishte votë kundër Bashës. Nuk ka lidhje vota kundër me vendimin e 9 shtatorit kur përjashtoi Sali Berishën, por ka të bëjë me gabimet ndër vite të Lulzim Bashës”, tha Salianji.
Ai shtoi se deklaratat që bëhen për ikjen e Berishës janë kurthe, pasi zyrtarisht ish-Kryeministri nuk është më as anëtar i PD pasi është i përjashtuar.
“Basha tha në mbledhjen e Grupit do të tërhiqem”, u shpreh Salianji.