Loading...

Vlorë/ Daja i mori apartamentin, gruaja e ak uzon burrin për të pazotë

Një çështje pasurie ka sjellë në studion e “Shihemi në Gj yq” nga “E diela shqiptare” në Tv Klan Tufanen dhe Kaçandonin. Nëna e tij i ka lënë të birit dy apartamente në një pallat, të llojeve 1+1 dhe 2+1. Por, çifti i të moshuarve nuk hyn dot në apartamentin e tyre sepse daja i Kaçandonit, Tomorri ka ndë rruar bravën e apartamentit me përmasa 1+1. Ky është edhe shkaku i ko nfliktit mes tyre dhe aku zave të Tufanes se Kaçandoni nuk është i zoti të marrë çfarë i takon.

Kaçandon: Nuk hyra sepse kur mora çelësat, nuk erdhi kjo. Pas 2 muajve erdhi Covid-i. Ne pensionistët u iz oluam, çdo gjë na vinte në shtëpi. Ai kishte djemtë, edhe po mos të dilte. Në Mars 2020, më zuri Covidi, një muaj e gjysmë me oksigjen.

Eni Çobani: Tani që u rimëkëmbe, shkove. Çfarë ndodhi, e takove Tomorrin?

Tufane: Erdhi në shtëpi me të vëllanë. Unë kam 30 vjet nuk flas me të. Kur erdhi, e respektova si dajën e burrit, i shërbeva, na nxjerr ca dokumenta. I thashë “ç’i ke këto, po qe për dokumenta, dokumenta kemi dhe ne”.

Më tej, Tufanja ka pyetur Tomorrin pse i ka marrë apartamentet e Kaçandonit, por prej tij nuk ka ardhur një përgjigje e duhur.

Kaçandon: I ndërroi me kushëririn se i duheshin garsonieret në kat të nëntë, ai shkoi në kat të gjashtë. I them unë “hajde këtu, do ta lirosh atë hyrje, o ti, o unë”.

Eni Çobani: Pra e ke biseduar me Tomorrin, Tomorri e di këtë bisedë, ke shkuar edhe deri në po lici. Unë dua të kuptoj, si mund të hyjë një njeri kur nuk ka li dhje me pronën? Jeni bashkëpronar apo Tomorri s’ka lidhje fare me këtë?

Tufane: Ky është bashkëpronar me vëllanë e tij, e ka në Greqi.

Në këtë rast, bëhet fjalë për bashkëpronësi, ku të dyja palët ndajnë të drejta të barabarta mbi pronën dhe nuk mund të kryejnë asnjë veprim pa dijeninë dhe miratimin e palës tjetër.

Eni Çobani: Tomorri ka emrin në këtë apartament apo jo?

Kaçandon: E ka në kat të gjashtë.

Eni Çobani: Certifikata e kësaj banese nuk ka dalë. Ndarjen me gogla që bëtë, i ra atij të ishte bashkëpronar me ju në këtë apartament?

Kaçandon: 2+1 e kam me dokumenta.

Eni Çobani: Flasim te tjetra, prapë jeni dy vëllezër, pa Tomorrin?

Kaçandon: Tomorri e ka në kat të gjashtë.

Eni Çobani: Si futet Tomorri këtu dhe e pranon edhe po licia që ai është brenda?

Kaçandon: “E di çke ti, o nipçe, ato janë tokat e babait tim, mua më takojnë tre hyrje se kam tre fëmijë”, më tha./tvklan.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com