Loading...

Publikohen pamjet nga takimi i delegacionit Ukrainë-Rusi: ‘Jeni plotësisht të sigurt këtu’, (video)

Janë publikuar pamjet e para nga takimi mes delegacionit të Ukrainës dhe Rusisë, të cilët po zhvillojnë një takim në Bjellorusi.

Në video shihen zyrtarët e Ukrainës në një anë dhe përballë tyre ata të Rusisë ndërsa në tavolinë shihet edhe flamuri i kombeve përkatëse.

Fjalën i pari e ka mbajtur ministri i Jashtëm bjellorus, Uladzimer Makey, i cili i siguroi se atë janë plotësisht të sigurt.

Të pranishëm në këtë takim nga pala ukrainase janë ministri i mbrojtjes Reznikov, zëvendësministri i jashtëm Tochytskyi, këshilltari i Zelinsky Podoliak, deputetë të Parlamentit Arakhamia dhe Umerov dhe përfaqësuesi i Grupit Trepalësh të Kontaktit Kostin. Delegacioni ukrainas do i kërkojë Rusisë ar mëpushim.

“Delegacioni ukrainas mbërriti mëngjesin e sotëm ku do të zhvillohen bisedime me Rusinë për të kërkuar një ar mëpushim të menjëhershëm dhe tërheqjen e trupave ruse. Delegacioni ukrainas ka arritur në zonën kufitare Ukrainë-Bjellorusi për të marrë pjesë në negociatat. Çështja e rëndësishme është ar mëpushimi i menjëhershëm dhe tërheqja e tr upave nga territori ukrainas” njoftoi presidenca.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com