Nga fshati kufitar Medyka në Poloninë juglindore, Vlonjati Amarildo Rodi tha se 9 k ampe janë ngritur përgjatë kufirit për t’u siguruar refu gjatëve Ukrainas ushqim, kujdes shëndetësor, një vend për të pushuar dhe për të kërkuar informacion.
90% e tyre tashmë e dinë se ku të shkojnë, të organizuar nga familja dhe miqtë e vendosur prej disa kohësh në Poloni, ku jetojnë rreth 1.5 milionë ukrainas nga një popullsi totale prej 38 milionë banorësh.
Për momentin, të zhvendosurit nga Ukraina po grumbullohen në kufijtë me Poloninë, Sllovakinë, Hungarinë, Rumaninë dhe Moldavinë, por këto janë vetëm ditët e para të asaj që do të bëhet një emergjencë masive për refugjatët. Vlerësohet se 5 milionë ukrainas, nga një popullsi prej 44 milionë banorësh, do të largohen nga vendi kryesisht për në kombet ku ndodhen tashmë të afërmit e tyre, dhe në këtë skenar, Italia përfaqëson vendin evropian me komunitetin më të madh ukrainas.