Loading...

Ndahet nga jeta një vlonjat i mirë

Genc Demiraj
Takoheshim pothuaj përditë tek kafja jonë…! Aty e gjeje çdo ditë këto kohë, herë vetëm herë me shokë shumë, të mpakur, të drobitur, të lodhur nga sëmundja e ligë por syçelur e buzëngaz…!
Ja dinim hallin dhe fatin e trishtë, por kurajon e optimizmin e jetës e merrnim çuditërisht nga ai…!
Habiteshim që gjithë zhdërvjelltësia dhe dinamizmi i dikurshëm i tij, po zvenitej e ç’bëhej para syve tanë vrullshëm e frikshëm, por buzagazi e fjala e mirë kurrësesi nuk iu ç’bë…!
Ky ishte Koli, Sokol Bani, ynë…! Bohemi i kohëve të sotme moderne, por i thjeshti dhe i miri i kohëve tona rinore…!
Na iku sot Koli ynë i mirë, ashtu në heshtje, i paqtë dhe me dhimbjen që vetëm shpirti i tij e di, e që pa zhurmë e mori sot me vete…!
Lamtumirë o Kol Bani, e udha e mbarë e plot dritë drejt parajsës…!

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com