Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensku thotë se takohen me rusët në Bjellorusi.
“Rezultati i një bisede me Alexander Lukashenko. Ne ramë dakord që delegacioni ukrainas të takohet me rusët pa parakushte në kufirin ukrainas-bjellorusi, në zonën e lumit Pripyat.
Alexander Lukashenko ka marrë përgjegjësinë që gjatë udhëtimit, negociatave dhe kthimit të delegacionit ukrainas, të gjithë avionët, helikopterët dhe raketat e vendosura në territorin Bjellorusi do të qëndrojnë në terren”, shkruan Zelensky.