Loading...

Kush është lideri hero që po lu fton dhëmbë për dhëmbë me Putin dhe Rusinë, nga aktor komedie në president i Ukrainës

Presidenti ukrainas,Volodymyr Zelensky, është kthyer në liderin e zemrës për të gjithë. Lider hero e cilësojnë shumë përdorues në rrjetet sociale, pasi ai po qendron në frontin e parë të lu ftës në terren bashkë me ushtrinë për të luf tuar kundër us htrisë ruse, e cila ka hyrë ne vend që prej 24 shkurtit.

Por kush është Volodymyr Zekensky, i cili thirret të mbrojë vendin e tij para të fuqishmit, presidentit rus, Vladimir Putin? Para se t’i hynte botës së politikës Zelensky ka qenë aktor komedian.

Ai u zgjodh president i Ukrainës tre vjet më parë, ndërsa tashmë thirret të mbrojë popullin e tij nga pus htimi rus.

Një politikan pa përvojë, i cili me veprimet e tij në terren dhe mënyrën se si po përballon ar mikun Putin, po karakterizohet si udhëheqësi i kombit gjatë luf tës.

Zelensky mban të informuar vazhdimisht popullin ukrainas nëpërmjet video-mesazheve në rrjetet social, ku i përditëson me të rejat më të fundit, ndërsa vetë ndodhet në terren bashkë me ushtarët e vendit, shkruan BBC.

Nga ana tjetër, presidenti rus Vladimir Putin shfaqet gjithnjë e më i çekuilibruar, – duke ak uzuar Ukrainën për “gje nocid” në republikat separatiste Donetsk dhe Luhansk, dhe duke folur për nevojën e “de-nazifikimit” të vendit.

BBC shkruan se Zelensky u diplomua për Drejtësi në Universitetin Ekonomik Kombëtar të Kievit dhe më pas nisi karrierën e si aktori komik dhe krijoi kompaninë Kvartal 95, e cila prodhon filma, filma vizatimorë dhe shfaqje televizive.

Ai u bë i njohur nga roli i një mësuesi shkolle i cili më pas zgjidhet president dhe tejkalon ligjvënësit e tjerë, në serialin “Servant of the People” (Shërbëtori i popullit).
Seriali nuk e bëri Zelensky-n vetëm një yll filmi. Ai shërbeu si trampolinë për fushatën e tij presidenciale në jetën reale.

Partia e tij u quajt po njësoj, “Shërbëtori i Popullit”. Në prill të vitit 2019, brenda një muaji nga finalja e shfaqjes, komediani u zgjodh president i Ukrainës./abcnews.al/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com