Loading...

Ditë feste sonte, këngëtarët e njohur gati të nd ezin atmosferën në ‘Sheshi Skënderbej’

Sot më 14 Shkurt merrni personin tuaj të zemrës dhe shijoni koncertin në “Sheshin Skënderbej”.

Për këtë ditë të veçantë, kushtuar dashurisë, Bashkia e Tiranës ka ftuar zërat më të mirë të momentit që do të performojnë për të gjithë ata që duan të kalojnë disa momente të bukura me njeriun e tyre të zemrës në krah.

Këngëtarët e famshëm Ronela Hajati, Eranda Libohova, Mariza Ikonomi, Devis Xherahu, Emi Bogdo, Urban Band dhe Orkestrim Lambert Jorganxhi do dhurojnë një super-spektakël për të dashuruarit.

Koncerti do të nisë në orën 19:00, kështu që shijojeni bashkë me të dashurit tuaj.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com