Beniada Nishani është një nga ish banoret më të pëlqyera të BBV.
Modelja shqiptare e cila jeton e vepron në Itali erdhi në Shqipëri për t’iu bashkuar formatit më të shikuar nga shqiptarët, shkruan lajmi.net.
Me energjinë dhe pozitivitetin e saj ajo arriti t’i bëjë të gjithë për vete, kështu arriti gjerë në finale.
Sot në “Ftesë në 5” Beniada ka folur me detaje për eksperiencën e saj në BBV.
Si një nga femrat më të bukura e joshëse e me linja fantastike trupore ajo arriti të bëhet edhe ëndrra e meshkujve shqiptar.
Ndërkohë u pyet nga Bieta se si duhet të jetë mashkulli ideal sipas Beniadës.
“Simpatik, me humor por jo shume, karakter të fortë, që të qetëson, i sjellshëm, një djalë që e duan gjithë gratë, ka rëndësi si punon, se lekëtt bëhen”, u shpreh Beniada./Lajmi.net