Loading...

Basha apo Berisha? Ja kush ka mbështetje më të madhe, Publikohet sondazhi

Sondazhet e zbardhura në lidhje me situatën politike dhe zgjedhjeve të pjesshme të 6 marsit, shuajnë dilemat se kush do jetë shumicë votash brenda PD-së.

I ftuar në Fax News, specialisti i sondazheve Eduart Zaloshnja i është referuar sondazheve që ai kishte bërë më herët, ku dilte se ish kryeministri Sali Berisha gëzonte një mbështetje të madhe të elektoratit të djathtë dhe në këto kushte Basha e kishte të pamundur të ishte lider i opozitës.

Ndërsa shtoi se nëse Basha në zgjedhjet e 6 marsit do të siguronte 5-6% të votave atëherë pjesa e PD që ai përfaqëson do të jetë vetëm një “partiçkë” dhe jo një parti e mirëfilltë politike.

Zaloshnja: Vetë fakti që Berisha nuk u largua pas vitit 2013, ai ka një mbështetje të madhe të elektoratit të djathtë të paktën sipas sondazheve që kam bërë unë së fundmi, e bën të pamundur për Bashën që të jetë lider i opozitës. Ai mund të jetë lider i asaj partie që ka mbetur, ose më pak se gjysmës së PD. Nuk ka të bëjë vetëm të kesh postet zyrtare me vete, cështja është të kesh me vete elektoratin.

Nëse Basha në këto zgjedhje del me 5-6% siç doli Pollo para 20 vitesh, kjo pastaj nuk është më parti, por partiçkë. Por edhe nëse i ndajnë votat gjys për gjys kandidatët e Bashës apo Berishës është një sinjal që asnjëri prej tyre nuk do jetë në gjendje të marrë në dorë flamurin e opozitës.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com