Avionë lu ftarakë i janë afruar rre zikshëm avionëve patrullues të marinës amerikane në Mesdhe tre herë gjatë këtyre ditëve, njoftuan zyrtarë të Pentagonit.
P-8A amerikan është krijuar si avion anti-nëndetëse por edhe për mbledhjen e të dhënave në misione zbulimi. Avionët tanë po fluturonin në hapësirën ndërkombëtare mbi detin Mesdhe, kur ndodhën inc identet, thuhet në deklaratë.
Në njërin prej tyre, avioni rus është afruar në vetëm gati 1.5 metra distancë, pohoi kapiteni Mike Ka fka, sipas të cilit nuk ka pasur të l ënduar nga këto episode, por rre ziku që ato bartin nuk është i vogël, aq më tepër në një kohë tensionesh të larta si këto.
Rusia ka grumbulluar rreth 150,000 trupa në lindje, veri dhe jug të Ukrainës, duke shkaktuar fr ikë për një s ulm të mundshëm rus.
Tani Rusia thotë se po tërheq trupat nga kufiri i Ukrainës, megjithëse presidenti amerikan tha se Shtetet e Bashkuara ende nuk mund të konfirmojnë pohimet e Moskës.
Kremlini nuk e ka bërë të qartë nëse do të ketë tërheqje të plotë të trupave, duke thënë se lëvizjet e ardhshme të Rusisë varen nga situata.