Është arr estuar në Sarandë shefja e IKMT-së Romina Pulaj, pasi gjatë he timeve të kryera u konstatua se ajo ka shpër doruar detyrën, duke lejuar ndërtimin e një pallati 7 katësh, i cili rezulton se nuk kishte leje ndërtimi të lëshuar nga bashkia Sarandë
Operacioni për arres timin e zyrtares së Partisë Socialiste që shërben pranë IKMT-së Sarandë, është kryer nga komisariati i Poli cisë dhe pro kuroria e qytetit, e cila kishte lëshuar një mandat arr esti për Romina Pulaj dhe biznesmenit, Tando Papuçi.
Romina Pulaj, është shoqëruar nga po licia në orën 24:00 të natës, teksa ndodhej në banesë me shtetasin Martin Arapin, vartësin e saj në IKMT-në Sarandë, me të cilin ka krijuar një marëdhënie përtej punës.
Ndërsa biznesmeni Tando Papuçi, është larguar duke ju fshehur pol icisë dhe ende deri tani nuk është arre stuar nga pol icia.
Shefja e IKMT-së Romina Pulaj, është ndaluar dhe aktualisht ndodhet e izoluar në ko misariatin e Sarandës, në pritje për të dalë para gjy katës së Sarandës për tu njohur me masën e sigurisë që do kërkojë përfaqësuesi i akuzës.
Veç procedimit të dy personave, zyrtares Pulaj dhe biznesmenit Papuçi, prokuroria e Sarandës, ka urdhëruar sekuestrimin edhe të pallatit 7 katësh që ndodhet duke u ndërtuar në hyrje të pallatit të Sarandës.
Ky është operacioni i parë që kryhet ndaj një funksionarit të IKMT-së në Sarandë, zonë në të cilën ndërtimet pa leje janë kthyer në modë, edhe pse kryeministri Edi Rama, pak muaj më parë ndërmori një aksion për prishjen e ndërtimeve pa lejë në zonën turistike të Ksamilit dhe jo vetëm.

