Drejtori i Përgjithshëm i Po licisë së Shtetit, Gledis Nano nga Gjirokastra u ka bërë thirrje të gjithë strukturave pol icore që të godasin çdo element që tenton të shesë dr ogë pranë shkollave. Mësohet se në fjalën e tij Nano ka dhënë një urdhër të prerë për këtë vendim, tekas i ka këshilluar të gjithë të punojnë fortë. “Merreni seriozisht dhe go disni çdo element që tenton të shesë dr ogë pranë shkollave, lokaleve e kudo.
Do të jem avokati mbrojtës i punonjësve të ndershëm të Po licisë, të cilët përbalten padre jtësisht, por do të jem dhe shumë i ashpër me të gjithë ata punonjës që do të abu zojnë me detyrën, që performojnë në komunitet sjellje të pahi jshme deri në arr ogancë, duke u treguar qytetarëve që ne jemi padronët tuaj.
Ne jemi shërbërtorë të qytetarëve dhe këtë mos e harroni kurrë. Punoni fort, respektoni qytetarët, ofroni shërbim sa më cilësor, përgjigjuni në kohë, parandaloni ko nfliktet, parandaloni kr imin e rrugës, rrisni sigurinë rrugore dhe jam i bindur se në qoftë se do të realizoni këto prioritete, do të keni mbështetjen maksimale të qytetarëve. Jam i kënaqur që dëgjova nga prefekti i qarkut, që puna e strukturave të Po licisë Gjirokastër është e vlerësuar nga qytetarët, besimi i qytetarëve është rritur ndaj strukturave të Po licisë që operojnë në qarkun e Gjirokastrës dhe ky është një ogur i mirë për të vazhduar që gjatë vitit 2022, ta fitojmë akoma më shumë këtë besim, për të bashkëpunuar më mirë.
Performanca e çdo punonjësi të Po licisë do të vlerësohet së pari nga qytetarët, nga mënyra se si do silleni dhe si do t’u ofroni shërbimin atyre, duke filluar nga pikat doganore, po licia rrugore, patrullat e përgjithshme, pra të gjitha strukturat të jenë në unison, duke patur në plan të parë qytetarin dhe të vlerësojmë se jemi këtu vetëm për t’i shërbyer qytetarit”,- tha Nano.