Loading...

Yuri Kim irritohet keq nga pyetja e gazetares

Në mënyrë të vazhdueshme, ambasadorja Yuri Kim është pyetur për shpalljen non-grata t ëish kryeministrit Sali Berisha ndërsa së fundmi u pyet nëse do të paraqitej “dosja e famshme” në gjykatën e Parisit nëse diçka e tillë do kërkohej.

Kim u përgjigj e prerë për të disatën herë rradhazi madje edhe me një lloj “nervozizmi”, se këto punë nuk bëheshin në këtë mënyrë.

Pyetje: Pra, a do të çoni prova në gjykatë në Paris apo në një gjykatë në Shqipëri apo…

Ambasadorja Kim: Sapo ju thashë, nuk shkon ashtu…

Pyetje: Nuk do të çoni prova…

Ambasadorja Kim: …Nuk ndodh ashtu…

Pyetje: …edhe nëse jua kërkojnë në një gjykatë në Paris …

Ambasadorja Kim:Nuk ndodh ashtu. Nuk ndodh ashtu. Nuk ndodh ashtu.

Pyetje: Po çfarë ndodh, nëse gjyqi, Z. Berisha e ka hedhur në gjyq në një gjykatë në Paris Sekretarin Amerikan të Shtetit Z. Blinken. Nëse do të kërkoheshin prova, ju nuk do t’i dërgoni ato? Si është procedura, si…

Ambasadorja Kim: Nuk do të komentoj për fantazi apo hipoteza. Më pëlqen të jetoj në një botë bazuar në fakte.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com