Loading...

Tr agjike, ndë rron jetë shoku i skuadrës së lojtarëve të Kombëtares shqiptare

Futbollisti turk, Ahmet Çalik ka hu mbur jetën tr agjikisht në një aks ident automobilistik.

27-vjeçari, i cili luajti tetë herë për kombëtaren e tij dhe së fundmi luajti për klubin Konyaspor, u përfshi në aks ident mëngjesin e së martës në kryeqytetin e Ankarasë.

Calik gjithashtu luajti për gjigantët e Superligës, Galatasaray, pasi kaloi vitet e tij të hershme me Genclerbirligi.

Raportimet nga Turqia thonë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 9 të mëngjesit në lagjen Hacilar të Golbasit.

Makina e mbrojtësit mësohet se ka dalë jashtë kontrollit në rrugën Ankara-Nigde para se të përmb ysej. Çalik ishte i vetëm në automjet.
Në një deklaratë, Konyaspor tha: “Jemi thellësisht të pik ëlluar për hu mbjen e futbollistit tonë Ahmet Calik, i cili ka fituar dashurinë e tifozëve tanë dhe qytetit tonë që nga dita e parë që erdhi në Konyaspor”.

27-vjeçari ishte shok skuadre me dy lojtarët e Kombëtares shqiptare, Sokol Cikalleshi dhe Endri Çekiçi.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com