Loading...

Simona i kërkon falje publikisht bashkëshortit: ‘Je njeriu më i mirë që kam njohur në jetë’

Simona ka ardhur në emisionin “E diela Shqiptare” për t’i kërkuar falje bashkëshortit të saj për të gjitha dy shimet që ka pasur në fillimet e lidhjes së tyre. Adionisi është bërë pjesë e programit dhe e ka vlerësuar shumë bashkëshorten e tij.

Ardit Gjebrea: Kush mund të jetë?

Adionisi: Kam vëllanë larg në Itali, kam kushërinj larg, jemi pak fis i madh.

Ardit Gjebrea: Ti je i martuar apo jo? Sa vjeç ke ikur nga Shqipëria?

Adionisi: 19 vjeç.

Ardit Gjebrea: Nusen ku e ke?

Adionisi: Nusen e kam në punë.

Ardit Gjebrea: Ke pasur ndonjë shoqe këtu para se të ikje?

Adionisi: Unë jam një tip që nuk mbaj shoqe sepse kam 4 motra dhe nuk duroj të tallen me to dhe kjo është.

Ardit Gjebrea: Qenka me fat nusja jote.

Adionisi: Me fat ajo dhe unë.

Ardit Gjebrea: Të shikojmë kush ka ardhur për ty.

Adionisi: Gruaja.

Simona: Adionis, kam ardhur sot këtu për të kërkuar falje për gjithçka që të kam bërë kur jemi njohur. Frika ishte e madhe në fillimi, Je njeriu më i mirë që kam njohur në jetë.

Adionisi: Edhe ti për mua. Je jeta ime./tvklan.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com