Loading...

Shkoi për të blerë çokollata për fëmijët, por u kthye në shtëpi me 1 milion dollarë

Një ditë fatlume për një baba, i cili doli nga shtëpia për të blerë çokollatë me qumësht për fëmijët, por u kthye me 1 milionë dollarë.
Dennis Willoughby nga North Chesterfield shkoi në dyqan, por vendosi të merrte një biletë lotarie me gë rvishtje, thanë të mërkurën zyrtarët e Lotarisë së Virxhinias, raporton CNN.

Bileta, një Jackpot Platinum 1,000,000 dollarë doli të ishte një fitues i çmimit kryesor.

Willoughby është lojtari i dytë që fiton çmimin kryesor për këtë lojë, pasi ekziston edher një tjetër biletë fituese.

Shanset për ta fituar atë janë 1 në 1,632,000, thanë zyrtarët e lotarisë.
Babait me fat iu dha zgjedhja për të marrë çmimin e plotë prej 1 milion dollarësh në pagesat vjetore për 30 vjet ose të merrte shumën prej 640,205 dollarë, përfshirë edhe taksat dhe ai zgjodhi këtë të fundit.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com