Ilir Shaqiri dhe Monika Lubonja patën një miqësi shumë të ngushtë me njëri tjetrin në shtëpinë e BBV, por marrëdhënia e tyre u kris më pas. Miqësia e tyre mori një tjetër kthesë në momentin kur Monika nisi të shoqërohej shumë me Donaldin.
Menjëherë, Iliri nisi të ironizonte aktoren, ku tashmë kunjat mes tyre nuk kanë të ndalur.
Sot në mëngjes, Iliri sapo është zgjuar nga gjumi, menjëherë ka puthur Monikën në faqe dhe i është drejtuar me fjalë të ëmbla.
Ilir Shaqiri: Ah dashuri, dashuri! Dashuria e parë nuk harrohet kurrë
Monika Lubonja: Nuk harrohet, por ama mos harroni, dashuria e parë edhe su lmohet shumë
Ilir Shaqiri: Po më xhelozoi, po. S’ka si të jetë ndryshe. Më ka bërë xheloz. Qe një moment shkarje kështu
Më tej, ata kanë biseduar edhe për finalen e BBV.
Monika Lubonja: Do më durosh deri në fund dhe do të duroj, taksirat e ke. Meqë e ke të vulosur finalen dhe je pretendent për titullin, ne të paktën të vijmë deri në finale se çfarë do bësh, me kë do e kalosh. Mendoje me kë do e kalosh
Ilir Shaqiri: Ti më ke ngel, s’kam ça bëj
Monika Lubonja: Qershia mbi tortë, i përcolle të gjithë