Për më shumë se një javë, publiku ka votuar se kë dëshiron të largojë nga Big Brother VIP mes Arbrit dhe Monikës.
Kjo rezultoi të ishte një përballje e fortë për aq kohë sa po i afrohemi gjithnjë e më shumë finales.
Fatkeqësisht Arbri ishte ai i cili ndërpreu përfundimisht rrugëtimin brenda shtëpisë më të famshme.
Siç pritej reagimet për daljen e Arbrit kanë qenë të shumta. Blogeri Olti Curri ka zgjedhur të reagojë për largimin e Arbrit duke publikuar një foto të montuar të Arjolës dhe Monikës.
“Sa keq iku ky Arbri mi”, shkruhet në foton që ka shkaktuar të qeshura në rrjet.