Loading...

Nuk flasin prej kohësh, e ëma ka diçka për t’i thënë Fjorit

Adelina, nëna e Fjorit është bërë pjesë e programit Për’puthen në puntatën e sotme përmes lidhjes skype për t’i dhënë mesazhe vajzës së saj.

Prej kohësh nuk flasin për shkak se nuk e pranojnë rrugëtimin e Fjorit në programin e dashurisë.

Ajo i kërkon që të dëgjojë këshillat pasi është larguar nga familja ndërsa zbulon arsyen përse i ka kërkuar që të largohet nga programi për tu rikthyer në shtëpi.

Adelina: Jam munduar ta korrigjoj, por ndonjëhyerë më mbyll telefonin se e gjykoj shumë për të mirën e saj që të dalë mirë, të dalë vetvetja. Ndonjëherë më duket sikur del nga vetja. E gjykoj shumë dhe i flas gjithmonë. Unë dua që ti të respektosh veten e të tjerët. Të kam dhënë edukatë si të gjitha nënat.

Bora: Keni dashur që Fjori të dalë nga programi?

Adelina: Nuk dua të jem pengesë në jetën e saj. Unë gjithmonë e kam mbështetur por tani është dicka që duhet të marrë mendimin e të gjithëve. Duam ta përkrahim dhe të jetë pak kohë pranë familjes. Është larguar nga këshillat. Më dukt sikur ka dalë jashtë vetes, sikur nuk është vajza ime. Më duket si e pa edukuar dhe kur e ofendojnë djemtë, nuk më vjen mirë.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com