Poeti dhe gazetari Demir Gjergji është përcjellë dje në banesën e fu ndit pasi u nda nga jeta në mënyrë të papritur 3 ditë më parë.
Demir Gjergji e kaloi fëmijërinë në Manëz të Durrësit ku kreu edhe shkollën fillore, për të vazhduar më pas arsimin e mesëm në Berat. Gjatë periudhës së shkollës së mesme ai u dallua për pasionin mbi poezinë dhe letërsinë dhe menjëherë angazhohet në shtypin e shkruar.
Kanë qenë të shumtë miqtë, kolëgët të cilët kanë prekur me dedikimet e tyre kushtuar poestit të njohur.
Josif Papagjoni e quan një mik të vyer, poet dhe shkrimtar, por edhe shpirtbukur, i rritur jetim, vullnethekurt, i qeshur, qe çau me talentin dhe shpatullat e tij ne shkrimtari e gazetari, sidomos ne ate radiofonike.” Siç thamë më sipër, ai e quan edhe “verior stoik”.
Andrea Dangli, poet gjithashtu, thotë për të se “i iku kësaj bote duke i kënduar asaj vargje. Mendja dhe zemra e tij s’mund të prodhonin asgjë tjetër më të mirë veç dashurisë për të bukurën të cilën e gjente kudo dhe me të mjeshtërisht bënte magji poetike”. Dhe në tekstin eulogjik publikon edhe një vjershë të tij me titull “Vazhdojmë të vdesim”:
“Mendoj vargun e fundit, që do të shkruaj,/Fjalën e fundit, që do të them,/Gllënjkën e fundit, që do të pi,/Frymën e fundit, që do të marr,/Fytyrën e fundit, që do të shoh,/Zhurmën e fundit, që do të dëgjoj,/Hapin e fundit, pezull në erë,/Herën e fundit përpara pasqyrës,/Orën e fundit, rrezen e fundit/…”
Ka shkruar diçka të ndier edhe shkrimtari e studiuesi i njohur me banim në SHBA, Ardian Vehbiu, që zbulon se e ka njohur që herët. Vehbiu, që për shumë kënd identifikohet edhe si “njeriu” i blogut të famshëm “Peizazhe të Fjalës” shkruan mes të tjerash: “Nuk do ta shoh më në Tiranë, nuk do të përshëndetem dot me të te RTSH-ja, nuk do të bëjmë dot më plane për emisione të ardhshme letrare… E kam njohur që kur ishim studentë të Filologjikut në fund të viteve 1970, ai i të njëjtit brez me Ardian Klosin dhe Izet Durakun. Njeri i rrallë, fjalëmbël dhe zemërmirë, i sjellshëm, i drejtë, i sinqertë, hokatar, origjinal, antikonformist. Shoku im i afërt atëherë, Klosi, e donte shumë. Ia pëlqeja edhe poezitë që kishte, më dukej i skalitur bukur vargu i tij….”
Gazetarja Rezarta Reçi shkruan: “I admiroj njerëzit optimistë që besojnë te optimizmi pa kushte. Tri shtimin meditues ma shtoi ikja e kolegut e poetit Demir Gjergji. Jo ikja si ikje, se kemi lindur per te vd ekur. Po tek lexoja cv e tij të pasur me bëma, vepra, aktivitete e sërish bëma të realizuara jo pa mund, ti sheh se kositësja vdekje të fshin gjithshka me një të rënë të kosës e të çon në “asgjekund” me gjithë veprat e bëmat.”