Aktivisti i Partisë Demokratike në Francë, Nuhi Zyberaj është nd arë nga jeta.
Lajmin e h idhur e bën me dije shkrimtari e publicisti Preç Zogaj, i cili shkruan se Nuhiu ishte djali i madh i Dalip Zyberajt, emigrant politik nga Kukësi që ishte arra tisur nga Shqipëria dhe u vendos në Paris në vitet e para të instalimit të regjimit ko munist në Shqipëri.
“Familja e Zyberajve në Paris ishte e para që priti një delegacion të PDSH-së në shkurt të vitit 1991. Shtëpia e tyre u bë në vijim një “ambasadë” e PD-së që priti e përcolli drejtuesit kryesorë të kësaj partie.”
“Nushi ishte një prej emigrantëve më aktivë që ndihmoi me përkushtim të madh, pa u kursyer, për vendosjen e kontakteve të PD me institucionet, partitë dhe liderit politikë europianë në Bruksel dhe Paris”, shkruan Zogaj.
“Si shumë prej njerëzve idealistë, “ushtarë të Salaminës”, që vënë shpirtin pa rënë në sy, Nushi as e kërkoj e as e mori mbrapsht mirënjohjen për atë që dha për demokracinë në Shqipëri. Ajo që munda unë të bëj për të, familjen, miqtë, kolegët e tij të emigracionit politik antiko munist në Francë dhe Belgjikë, ishte ta tregoja historinë e tyre në një kapitull të veçantë në librin Fillimet”, shprehet Preç Zogaj.