Loading...

Lajmi i bujshëm/ A do ta dorëzojë çmimin e madh Edi Rama?

Reality show “Big Brother Albania VIP” është kthyer në një nga emisionet më të ndjekura dhe më të përfolura në Shqipëri. Me vazhdimësinë e garës tashmë për më shumë se 100 ditë, janë krijuar edhe aludimet të shumta për konkurrentët që do ta fitojnë çmimin e madh.
Mirëpo ajo çfarë ka bërë më shumë përshtypje është lajmi se në finale do të jetë i përfshirë edhe Edi Rama dhe se fituesi do të jetë Donald Veshaj. Disa media rozë raportojnë se do të jetë pikërisht kryeministri i Shqipërisë, i cili do t’i dorëzojë fituesit çmimin e madh prej 100.000 eurosh.

Por nëse ky lajm që ka qarkulluar është u vërtetë, cili banor është i preferuari i Ramës.

Kujtojmë se Rama ka qenë shumë i afërt me një nga banorët brenda shtëpisë dhe ai është Donald Veshaj.

Moderatorët binjakë Donald dhe Romeo Veshaj i janë bashkuar Partisë socialiste para disa muajsh. Lajmin e bëri me dije vetë deputeti Damian Gjiknuri.
Donald dhe Romeo Veshaj janë jo vetëm dy të rinj vlonjat të suksesshëm por tashmë do të angazhohen edhe si kordinatorët e zyrës së posaçme për të rinjtë që kemi ngritur në Tiranë. Një zyrë që do të shërbejë si vendtakimi për të gjithë vlonjatët që jetojnë dhe punojnë në kryeqytet.

Na bashkon të gjithëve dëshira dhe vullneti i mirë për të mbështetur punët e mira që po transformojnë Qarkun e Vlorës nga Konispoli në Novoselë #VloraNukNdalet #PS3”, shkruante Gjiknuri.

Gjithashtu Rama është shfaqur me vëllezerit dhe në një skeç. Ata kanë postuar një video ku shihen teksa bisedojnë me kryeministrin Edi Rama, ndërsa ky i fundit u kërkon që ta lënë të ikë. Këtu binjakët kanë përfituar që të bëjnë edhe ironi me programin e kryedemokratit Lulzim Basha i cili në spotin e tij, u mbante dorën emigrantëve që duan të ikin nga Shqipëria.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com