Loading...

Kjo është e para femër skiatore që do të përfaqësojë Kosovën/Njihuni me Kiana Kryeziun

Skitarja kosovare, Kiana Kryeziu do të jetë në Lojërat Olimpike Dimërore, “Pekin 2022”. Lajmin e ka bërë të ditur Komiteti Olimpik i Kosovës, të cilët njoftuan se Kryeziu ka arritur të fitojë normën olimpikë, për të marrë pjesë në Pekin. Kiana hyn në histori, pasi që bëhet është femra e parë që do ta përfaqësojë Kosovën në Lojërat Olimpike Dimërore. 17 vjeçarja, gjatë ditës së premte ka plotësuar edhe kriterin e pestë në Kronplatz të Italisë, ku përfundoi e 51-ta në disiplinën e sllallomit të madh.

Lojërat Olimpike Dimërore “Pekin 2022” do të mbahen në Pekin të Kinës, prej 4 deri më 20 shkurt.

Ekipi Olimpik i Kosovës do të marrë pjesë për herë të dytë në Lojërat Dimërore, pas debutimit në Lojërat Olimpike Dimërore “PyeongChang 2018”. Ndërkohë, normën olimpike nga Kosova e ka fituar edhe skitari tjetër, Albin Tahiri.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com