Loading...

H umb jetën në një taksi biznesmeni i njohur, ishte nisur për një takim (emri,foto)

Ka hu mbur jetën në Tiranë, ku jetonte prej 15 vjetësh, Luigi Nidito, ish-politikan nga Prato, Firenze, në vitet ’80 këshilltar komunal e bashkiak për Partinë Social Demokrate, së fundmi menaxher dhe redaktor i aktiviteteve të shumtë në Shqipëri. Nidito, 75 vjeç, një nga themeluesit e TV Prato më 1978, u ndje k eq dje teksa ishte në një taksi, me të cilën po shkonte në një takim.Fatke qësisht, ndërhyrja e urgjencës nuk mundi të bënte asgjë.

Ndonëse jetonte prej kohësh në Shqipëri, Nidito nuk i kishte shkëputur li dhjet me Praton dhe Toskanën, ku kthehej shpesh për shkak të aktiviteteve si sipërmarrës ose si referent i shoqatave italo-shqiptare.

Banonte në Tiranë me gruan Simona dhe familjen. Në Shqipëri themeloi të parin Lyons Club (tani janë katër) dhe Confimi Albania (degë e Confindustria). Ka qenë edhe zëvendëspresident i Dhomës Italiane të Tregtisë në Shqipëri. ‘Shumë herë kemi organizuar iniciativa dhe Luigi ishte një urë midis Pratos e Tiranës’, tha kryebashkiaku i Pratos, Matteo Biffoni. ‘E kujtoj gjithmonë si njeri përherë të l idhur me qytetin tonë’.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com