Një pjesë e demokratëve të Fierit nuk e kanë mirëpritur kreun e PD-së, Lulzim Basha në qytetin e tyre
Ata kanë zgjedhur të protestojnë me pankarta dhe të bllokojnë rrugën. Është dashur ndërhyrja e policisë që rruga të hapet.
Basha ka organizuar një takim me demokratët e Fierit në teatrin “Bylis”.
Ata janë dëgjuar të thonë “O Berisha o hero gjithë Shqipëria ty të do”, “ Basha ik”, ”Rroftë Sali Berisha”.
Ata nuk kanë kursyer edhe ofendimet ndaj policisë, të cilët kanë krijuar një kordon për të mos lejuar bllokimin e qarkullimit të makinave.
Ndërsa Basha ndodhet në Fier, Sali Berisha ndodhet në Shkodër.