Prime Përputhen në episodin e radhës ka dhuruar shumë emocione të forta. Njëra prej vajzave konkurente ka marrë një surprizë nga mamja e saj e cila është me aftësi të kufizuar.
Surpriza për Florjanën ka përlotur të gjithë konkurentët, të cilët janë emocionuar bashkë me konkurenten.
Konkurentja ka treguar se pasi dëgjoi historinë e Alesias për të ëmën u prek dhe vendosi të ndante dhe ajo të sajën.
E prekur dhe me lot në sy, Florjana rrëfeu se nuk flet shpesh për këtë histori. Shpesh kur dëgjon prindërit e shoqeve të saj menodn pse mamaja e saj nuk mund ta thërrasë.
“Nuk e kisha menduar se do ta thoja. Ishte momentale. Nuk flas shpesh për këtë histori dhe më dhemb shumë.
Kur dëgjoj prindërit që thërrasin shoqet e mia them pse mua nuk duhet të më thërrasë mami im”, ka thënë Florjana.